Skuadra e Shakhtar Donetskut do të jetë një vit pa yllin Lassina Traore.
Ekipi nga Ukraina ka njoftuar të mërkurën se lëndimi i Traores në ndeshjen e Ligës së Kampionëve javën e shkuar kundër Interit ishte më serioz sesa dukej.
Traore e ka lënduar rëndë gjurin dhe është i detyruar të pauzojë për një vit. Po ashtu, Shakhtari ka shkruar se Traore pas dy javëve do t’i nënshtrohet operimit të detyrueshëm të gjurit duke shtuar se mungesa e tij do të jetë e madhe për ekipin.
“Lëndimi i Traores është shumë serioz. Dhe, rehabilitimi i tij do të zgjasë deri në një vit”, thuhet në njoftimin e Shakhtarit.
Artikuj të ngjashëm