Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shakhtar – Celtic, pa fitues në pjesën e parë

Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Celticut, ndeshje kjo që po luhet në Poloni dhe i takon Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Skuadra skoceze kaloi e para në epërsi kur në minutën e dhjetë realizoi Reo Hatate pas asistimit të Sead Hakshabanoviqit.

Ndërkohë, Shaktari arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 29-të nëpërmjet Mykhaylo Mudrykut.