Sevilla ka qenë një nga ekipet më të forta në Spanjë për vite me radhw, por nuk kalon mirë kur luan kundër Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Edhe pse njëra nga pesë ekipet më të mira të La Ligës, Sevilla ka pësuar gjithsej 50 gola nga Ronaldo dhe Messi.
Futbollisti argjentinas dhe portugez, të cilët konsiderohen nga më të mirët në histori të futbollit, nga 25 herë e prekën rrjetën e Sevillës në karrierën e tyre.
Messi në gjysmën e parë të ndeshjes në Kamp Nou, të cilën Barcelona mbrëmë e fitoi 4:2, shënoi një gol përpara se të lëndohej dhe arriti në 25 gola, transmeton KosovaPress.
Tifozët e ekipit të Andaluzisë janë me siguri të lumtur që portugezi kaloi verës në Juventus, por do të vazhdojnë të përplasen me argjentinasin që vazhdon të luajë me Barcelonën.