Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se humbja e pësuar në derbi ndaj Real Madridit nuk do të ketë peshë të madhe në luftën për titull në La Liga.
Real Madridi me fitoren 2:0 është ngjitur në krye me 56 pikë, një më tepër se Barcelona që zë vendin e dytë.
“Kjo humbje nuk do të ketë ndikim të madh në luftën për titull në La Liga, pasi ka ende shumë ndeshje deri në fund. Reali tash është një pikë para nesh, por ka ende shumë ndeshje dhe gara mund të marrë shumë kthesa”, ka thënë Setien. “Në pjesën e parë ne ishim më të mirë, kontrolluam lojën, patëm raste shënimi. Por, nuk i realizuam. Mund vetëm të urojmë kundërshtarin për fitoren”.