Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbët kërkojnë të ashpërsohet qëndrimi ndaj sportit të Kosovës

Qëndrimi i drejtuesve të sportit në Serbi karshi sportit kosovar nuk po shkon duke u zbutur.

Serbët vazhdimisht punojnë kundër përfaqësimit të sportistëve në arenën ndërkombëtare, dhe qëndrimi i tyre anti-Kosovë mund të shkojë vetëm duke u forcuar. Ide të tilla janë dhënë të enjten në tubimin e gjashtë në kuadër të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky dialog është iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me qëllim për të gjetur zgjidhje për pyetjet rreth Kosovës. Të enjten e kishin radhën drejtuesit sportivë për të dhënë idetë e propozimet e tyre.

Drejtuesit e federatave sportive të Serbisë kanë kërkuar që sugjerimi i Qeverisë së Serbisë se si të sillen sportistët dhe organizatat sportive serbe në rastet kur janë organizatorë të ngjarjeve ndërkombëtare apo në rastet kur garojnë kundër kosovarëve në ngjarje ndërkombëtare, të përmirësohet dhe të kthehet në vendim.

Kjo nënkupton ashpërsim i qëndrimit ndaj sportit të Kosovës. Komuniteti sportiv serb ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t'iu thotë qartë se si të sillen në raport me sportistët nga Kosova.

Prej më të ashpërve ishte Dragan Atanasov, drejtor i Federatës së Xhudos së Serbisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)