Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmanit po i duket si ëndërr goli i parë me Kosovën

Goli i parë me Kosovën, sulmuesit Astrit Selmani po i duket si ëndërr.

Ai shënoi në fitoren e thellë të Kosovës ndaj Burkina Fasos 5:0, të enjten mbrëma në miqësoren e luajtur në Prishtinë.

Selmani deklaroi pas ndeshjes se shpreson që ta ndihmojë Kosovën me gola edhe në ndeshjet e radhës. Golin e parë për Kosovën e cilësoi si ëndërr.

Ai shtoi se të shënosh para trajnerit të ri, ka rëndësi për çdo sulmues.

“Shumë mirë, si me qenë ëndërr. Gjithmonë kur është trajneri i ri, duhet me tregua vetëm sa më mirë. Një gol para trajnerit të ri, është shumë mirë. Është konkurrencë e madhe, Vedati është lojtar i mirë. Jam këtu për ta ndihmuar ekipin dhe shpresoj që të shënojë sa më shumë gola”, deklaroi Selmani.