Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selektori i Rumanisë U21 flet për ndikimin e Rrahmanit

Selektori i përfaqësueses U21 të Rumanisë, Daniel Pançu ka treguar për ndikimin që Albion Rrahmani pati me paraqitjet e tij në kampionatin rumun. Ai tha se shkëlqimi i Rrahmanit në Rumani, shtyu drejtuesit e klubeve rumune të interesohen edhe për lojtarë tjerë nga Kosova.

Rrahmani 23-vjeçar është kthyer së fundi nga një lëndim. Për Rapid Bukureshtin ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në gjashtë ndeshje të Superligës rumune.

“Kur një lojtar si Rrahmani të jep rendimentin, normalisht shikon në atë zonë. Mbaj mend Petroluliun me Hamza Younes. AI pati një rendiment shumë të mirë, pastaj pasuan 7-8 transferime të tjera nga ajo zonë dhe nuk shënuan më. Unë kam qenë i vetmi rumun në Turqi në vitet 2002-2003. Luajtëm fantastik, fituam kampionatin. Vitin tjetër, erdhën nëntë lojtarë rumun. Të gjitha skuadrat në Turqi kërkonin lojtarë rumunë. Rapidi transferoi Hasanin dhe Krasniqin”, ka thënë Pançu. Klubet rumune po kërkojnë lojtarë tjerë nga Kosova.

Për shembull, Craiova nuk u mor vesh për transferimin e Lumbardh Dellovës, ndërsa Steaua Bukureshti është duke negociuar për transferimin e Jalen Blesas së Prishtinës.