Sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Thierry Favre dhe Denis Bastari, do të qëndrojnë gjatë ditës së sotme për vizitë në FFK, ku do të priten nga presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ata rreth orës 12:00 do t’i drejtohen për një prononcim mediave, derisa në mbrëmje do të jenë mysafirë special në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve që Kombëtarja e Kosovës do ta luajë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.