Sulmuesi Taulant Seferi është ndarë tejet i kënaqur me fitoren e madhe të Shqipërisë ndaj Çekisë.
Seferi shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta vulosur fitoren e Shqipërisë me rezultatin 3:0.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren”, ka thënë Seferi.
Ai ka falënderuar selektorin Sylvinho për besimin e dhënë, të cilin ia ka shpërblyer me dy gola në këtë ndeshje të madhe.