Enis Sefa e ka shënuar golin e parë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Sefa shënoi për Ferizajn në minutën e tetë të ndeshjes, dhe skuadra mysafire po fiton ndaj Dukagjinit, 1:0.
Sefa gjuajti përtokë, por shfrytëzoi edhe reagimin jo të mirë të portierit të klinasve, Kenan Haxhihamza.
Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.