Fundori gjerman Dennis Schroeder është shpallur MVP i Botërorit 2023 të basketbollit.
Schroeder ka udhëhequr Gjermaninë drejt titullit të kampionit.
Fundori 29-vjeçar i Toronto Raptorsit, të dielën në triumfin 83:77 në finale kundër Serbisë realizoi 28 pikë dhe ishte më meritori për fitoren e gjermanëve.