Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saul: Vazhdoni të jeni solidarë edhe pas krizës

Pandemia e koronavirusit ka rënduar ekonominë globale dhe ka prekur jetën e njerëzve. Por mesfushori i Atletico Madridit dhe i Spanjës, Saul Niguez, beson se ka një rrugëdalje nëse njerëzit vazhdojnë të tregojnë solidaritet me njëri-tjetrin.

Futbolli vazhdon të jetë i izoluar për shkak të krizës, ndërsa Saul 25-vjeçar ka nisur një kampanjë për të përkrahur bizneset e vogla, që rrezikohen nga mungesa e aktivitetit për kohë të gjatë.

“Kam parë lajmet dhe kishte vetëm gjëra negative. Kam folur më pas me agjentin dhe i kam thënë të bëjnë diçka për të ndihmuar”, ka thënë Saul për agjencinë Reuters.

“Ideja më erdhi për pesë minuta dhe agjenti më tha se është shumë vështirë. Por i kam thënë se duhet të bëjmë diçka. Për dy orë ai formoj një ekip”.

Iniciativa “Saldremos Juntos” ka mbledhur 44 ambasadorë të profilit të lartë duke përfshirë sportistë, aktorë, njerëz me ndikim në rrjetet sociale. Synimi është për të siguruar publicitet për bizneset e goditura.

Edhe Tevez: Futbollistët mund të jetojnë edhe nëse nuk paguhen për një vit Sport Tevez: Futbollistët mund të jetojnë edhe nëse nuk paguhen për një vit

Bashkëlojtari i Saulit te Atletico, Alvaro Morata si dhe Sergio Busquets i Barcelonës janë ndër personat që po përkrahin iniciativën për të ndihmuar 18 mijë bizneset e vogla që janë paraqitur për asistencë.

128 kompani po ashtu i janë bashkuar kampanjës. La liga ka dhuruar 50 mijë euro.

“Ideja është që të lidhim një biznes, ‘Saldremos Juntos’ dhe personin e famshëm, me synim që biznesi të marr diçka pozitive nga kjo”, ka shpjeguar Saul.

“Një lojtar i tenistit mund të dhurojë raketën, një motoçiklist helmetën e tij. Ne i vendosim këto gjëra në ankand dhe mbledhim para në mënyrë që biznesi të marr një shtytje. Kur ke njerëz të famshëm që të përkrahin, është më e lehtë të kesh ndikim më të madh”, ka thënë futbollisti i njohur.

Edhe Nadali u bën thirrje sportistëve spanjollë që të mbledhin 11 milionë euro Sport Nadali u bën thirrje sportistëve spanjollë që të mbledhin 11 milionë euro

Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi. Sipas Reuters, janë humbu rreth 900 mijë vende të punës.

“Kriza do të jetë edhe më e madhe. Pavarësisht se çka bëjmë nuk do të jetë e mjaftueshme. Por synimi im është të ndihmojmë. Në disa raste nuk do të jetë mjaftueshëm, por unë duhet të mundohem. Nuk kam synim fiks, po flas me shumë njerëz për atë që mund të bëjnë ata. Njerëzit nuk duhet të japin shumë para, por njerëzit e famshëm mund të përdorin imazhin e tyre dhe nxisin njerëzit për t’iu drejtuar bizneseve që kanë nevojë. Çdo mënyrë e përkrahjes është pozitive. Na duhen të gjithë për të ndihmuar dhe për të përkrahur. Mbi të gjitha kur kriza të kaloj duhet të vazhdojmë të tregojmë solidaritet me njëri-tjetrin”, ka thënë Saul.