Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo ndal Napolin

Napoli nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Sassuolo.

Ndeshja përfundoi 2 me 2, përkundër që mysafirët dominuan këtë përballje, raporton Koha.net.

Mertens kaloi Napolin në epërsi në minutën e 52, kurse pas shtatë minutave Sassuolo barazoi shifrat për Berardit.

Në minutën e 80 Mazzitelli kaloi vendasit në epërsi, por Napoli arriti t’i barazojë shifrat vetëm pas pesë minutave, përmes Milikut.

Napoli vazhdon ta mbajë vendin e tretë, por tani me 71 pikë, një më pak se vendi i dytë Roma.

Sassuolo në vendin e 14 i ka 36 pikë.