Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit të ri francez, Malang Sarr.
21-vjeçari u largua nga Nice këtë verë pasi i përfundoi kontrata dhe tani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Blutë” e Londrës. Ai do të kalojë sezonin e ri në formë huazimi.
Sarr luan edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.
Në total për Nicen ka pasur 119 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.