Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi prioriteti kryesor i Chelseat

Chelsea raportohet se është duke përgatitur një ofertë befasuese për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

28-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje me Arsenalin lidhur me kontratën e re, por deri më tani kanë dështuar të kenë sukses pasi ka kërkuar rritje të konsiderueshme të pagës së tij të tanishme prej 130 mijë funteve.

Si rezultat i ngecjeve për kontratën, Sanchez pritet të largohet gjatë verës. Sipas The Guardian, “Blutë” e Londrës prioritet e kanë transferimin e kilianit.

Sanchez besohet se kërkon pagë javore prej 250 mijë funteve, si pjesë e kontratës së tij.