Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salihi nuk ndalet, gjen sërish golin në Austri

Hamdi Salihi ka shënuar golin e tij të 14, në Bundesligën e dytë të Austrisë, për skuadrën e tij Neustadt.

Shkodrani përfitoi nga një rrëmujë në hyrje të zonës dhe shënoi golin e vetëm të takimit, atë me vlerë 3 pikëshe për Neustadt.

Hamdi Salihi u rikthye këtë verë në Austri dhe po tregon së pavarësisht moshës, është në një formë të shkëlqyer dhe me golat e tij, po ndihmon Neustadt-in të rikthehet në Bundesligën 1, të Austrisë.