Liverpooli do të jetë mysafir i Interit në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve. Ky duel do të luhet të mërkurën prej orës 21:00.
Për sulmuesin kryesor të skuadrës angleze, Mohamed Salahun, do të jetë hera e parë që do të luajë ndaj Interit pas vitit 2017.
Ai është përballur pesë herë kundër Interit në kohën sa luante te Fiorentina si i huazuar dhe te Roma ku kaloi dy vjet. Ka tri fitore, një barazim dhe një disfatë ndaj Interit.
Salahu kishte shënuar golin e fitores për Fiorentinën kundër Interit 1:0 në “Giuseppe Meazza” në mars të vitit 2015.
Të njëjtën gjë egjiptiani do të kërkojë ta përsërisë edhe me Liverpoolin.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Liverpoolit dhe Interit do të luhet në “Anfield” me 8 mars.