Mohamed Salah dhe Liverpooli nuk kanë arritur të gjejnë ende marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.
Ylli egjiptian tash e disa kohë ka nisur bisedimet me klubin, por nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit.
Sulmuesi i krahut për “The Sun” ka bërë të ditur se marrëveshja për vazhdimin e kontratës vazhdon të jetë delikate. “Nuk mund të them asgjë, e kam thënë tashmë atë që dua por tani nuk mund të hyj në detaje sepse është një situatë shumë delikate”, deklaroi Salah.
Kontrata e 29-vjeçarit me Liverpoolin skadon në vitin 2023. Këtë edicion Salah në të gjitha garat ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Artikuj të ngjashëm