Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, pas rezultateve të dobëta në të cilën është duke kaluar ekipi anglez, u ka premtuar tifozëve se do të rikthehen fuqishëm.
Egjiptiani pret që skuadra të reagojë menjëherë për t’u kthyer te rezultatet pozitive pas një serie prej katër humbjeve në pesë ndeshjet e fundit.
“Ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte. Ne jemi kampionë dhe do të luftojmë edhe më tej si kampionë. Ne nuk do të lejojmë që ky sezon të na përcaktojë vetëm shkaku i disa nga rezultatet e fundit. Këtë ua premtoj të gjithë juve”, deklaroi Salah.
Liverpool ndeshjen e radhës e luan në Champions League të martën ndaj Leipzigut.