Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah kërkon përmirësim në Premier Ligë

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka kërkuar nga ekipi i tij që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive pasi mposhtën Mariborin me rezultat 7 me 0 në Ligën e Kampionëve.

Salah realizoi dy gola për t’i ndihmuar Liverpoolit që të sigurojë fitoren më të lartë ndonjëherë në Europë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e mëparshme dhe të dielën i shkon Tottenhamit në Wembley, por Salah shpreson se forma duhet të përmirësohet edhe në Premier Ligë.

“Ishte ndeshje e mirë, luajtëm mirë, ishte rezultat i rëndësishëm për ne dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Salah për BT Sport.

“Jam shumë i lumtur, tani duhet të përqendrohemi që të përmirësojmë rezultatet në Premier Ligë. Patëm fat të keq në tri-katër ndeshjet e fundit. Të gjithë ishin të bindur se rezultatet e mira do të vijnë”.