Mohamed Salah po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Liverpoolit, ndërsa ishte vendimtar edhe në fitoren e sotme ndaj Southamptonit, duke vendosur edhe një rekord të ri.
Salah bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që ka shënuar 9 gola në 12 ndeshjet e para në ligë, duke tejkaluar legjendën e “Të Kuqve” Robbie Fowler, që kishte tetë gola.
Ai shënoi në eurogol në minutën e 31, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë, pas asistimit nga Wijnaldum, transmeton Koha.net.
Pas dhjetë minutave ai shënoi edhe njëherë, pas një asistimi të jashtëzakonshëm nga Coutinho.
Në minutën e 68 Liverpooli shënoi golin e tretë përmes Coutinhos.
Liverpooli pas kësaj fitore mban vendin e pestë me 22 pikë, përderisa Southamptonit në vendin e 14 ka 13 pikë.