Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah humb penalltinë, Bournemouthi mposht Liverpoolin

Liverpooli ka bërë hap të gabuar në ndjekje të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve në vitin tjetër.

“Të kuqtë” e Juergen Kloppit të shtunën në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Premier Leagues, u mposhtën nga Bournemouthi me rezultatin 1:0.

Liverpooli u dënua në minutën e 28-të për shkak të mbrojtjes që e la të vetëm Philip Billingun. Ishte goli i gjashtë në Premier League për të. Ai u asistua nga Dango Ouattara.

Mohamed Salah, që u bë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premier League javën e kaluar me 129 gola të shënuar, humbi mundësinë të realizonte nga penalltia në minutën e 69-të.

Pas 26 ndeshjeve të luajtura, Liverpooli mbetet me 42 pikë.

Bournemouthi ka 24 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.