Gjithnjë në krah të Albert Bunjakit. Bashkëpunëtori më i afërt tashmë i ish-përzgjedhësit të Kosovës në futboll. Është ky 52-vjeçari Muharrem Sahiti, njëri prej emrave më të njohur në futbollin kosovar.
Përkrah Bunjakit, si ndihmësi i parë i tij, Sahiti ka punuar prej vitit 2009 e deri të hënën, kur Kosova e Bunjaki ndanë rrugët. Por Sahiti ka karrierë dukshëm më të gjatë te Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Me shumë gjasa ai do të vazhdojë ende të kryejë punë në përfaqësuese. Ai është në marrëdhënie pune me Federatën e Futbollit të Kosovës, edhe pas largimit të Bunjakit dhe së bashku me Genc Hoxhën, ndihmës i dytë i Bunjakit, pritet të udhëheqin përfaqësuesen në miqësoren e 13 nëntorit ndaj Letonisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Muharrem Sahiti kalon në postin e drejtorit, i lë vend Bichardit në shtabin teknik të Kosovës
-
Sahiti: Kosovës i duhet trajner që i përshtatet grupit
-
Përfaqësuesja kthehet në shtëpi pas dy vjetësh
-
Miqësorja me Letoninë, rast për ndonjë lojtar të Superligës
-
Bunjaki pritet të mbetet pjesë e përfaqësueses