Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti: Muriqi do të jetë kundër Maqedonisë së Veriut

Trajneri i parë i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se Vedat Muriqi do të mundoj për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Moldavisë më 3 shtator në Parma të Italisë dhe kundër Greqisë në Prishtinë më 6 shtator.

Por Sahiti ka thënë se Muriqi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndëisshme të Kosovës, atë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kosova në tetor pritet ta luaj ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Fituesi i plejofit do ta siguroj biletën për Evropianin që është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit, për verën e vitit të ardhshëm. Por, para se ta luaj ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova do të luaj ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

“Nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë dhe unë besoj se Muriqi do të jetë gati për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Sahiti për emisionin sportiv të KTV-së, “Sporti Total”.