Trajneri i parë i Kosovës, Muharrem Sahiti dhe ish-selektori Bylbyl Sokoli kanë debatuar në Sportin Total për formën e Edon Zhegrovës. Zhegrova nuk është ftuar në përfaqësuese, sipas Sahitit për mungesë të përgatitjes fizike. Ai ka arsyetuar këtë me faktin se Zhegrova për kohë të gjatë është pa skuadër.
Ndërkohë Sokoli ka thënë se Zhegrova mund të jetë i përgatitur fizikisht edhe në mungesë të skuadrës. Sipas Sokolit, Zhegrova mund të jetë fizikisht i përgatitur por mos të jetë në formë.
Sokoli ka pyetur Sahitin nëse e kanë testuar Zhegrovën fizikisht. Sokoli ka thënë se në të kaluarën ka pasur raste kur janë ftuar lojtarë pa skuadër.
“Në momentin kur Zhegrova gjen klub ai është shumë i vlefshëm për Kosovën”, ka thënë Muharrem Sahiti.