Futbollisti shqiptar Armando Sadiku është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet Erzurumit dhe Goztepes.
Ballafaqimi i së shtunës përfundoi baras, 1:1, dhe i takoi xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.
Sadiku 29-vjeçar, u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të. Kartonin e parë të verdhë e mori në minutën e 89-të, ndërsa u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e tretë të kohës shtesë.
Cherif Ndiaye shënoi i pari për vizitorët në minutën e 13-të, ndërsa Arvydas Novikovas i vendësve i barazoi shifrat në minutën e 67-të.
Erzurumi ku luan Sadiku pas shtatë xhirove ka marrë tetë pikë dhe zë vendin e 13-të në tabelë, ndërsa Goztepe në vendin e 11-të, ka po aq pikë.
Edhe
Asllani ndëshkohet me të kuq në debutim
Sadiku vetëm tri herë është paraqitur te skuadra e tij këtë edicion. Për 90 minuta luajti në Kupën e Turqisë në fitoren kundër skuadrës Karakopru Bld 6:2. Pesë minuta luajti edhe në humbjen nga Galatasaray 2:1, dhe pak minuta pati në duelin e fundit kundër Goztepes.
Sadiku nuk ishte në listën e përzgjedhësit të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, për ndeshjet e Shqipërisë në nëntor.