Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rusia e qetë kaloi testin e parë për botëror

Rusia përjetoi një lehtësim të shtunën, pasi ekipi i futbollit e fitoi ndeshjen hapëse të Kupës së Konfederatave dhe vendi demonstroi se njëra prej fushave më problematike për Kampionatin Botëror ishte e përshtatshme për ndeshjet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Rusisë mposhti 2:0 Zelandën e Re në stadiumin e Shën Petersburgut para 50 mijë e 251 njerëzve në tribuna, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili iu drejtua turmës para fillimit të ndeshjes, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Fakti që kreu i shtetit erdhi në ndeshje është njëra prej anëve më pozitive, por gjithashtu edhe një përgjegjësi shtesë”, tha seleksionuesi i Rusisë, Stanislav Cherchesov. “Më duket se ne si shtet dhe ekip, detyrat i kemi kryer me përpikëri deri më tani”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.