Ndihmëstrajneri i Malishevës, Petrit Rushiti ka thënë se futbollistët kanë dhënë gjithçka që kanë pasur në përballje ndaj Ferizajt.
Malisheva mposhti në udhëtim 6:0 skuadrën e Ferizajt.
“Kemi ardhur për fitore në Ferizaj dhe jemi të kënaqur që ia dolëm ta fitojmë ndeshjen. Kjo fitore na jep një shtytje. Sot kemi dhënë gjithçka që kemi pasur. Besoj shumë në një punë më të madhe dhe me rezultate tjera pozitive. Normal që më vjen keq për Ferizajn, pasi është skuadër që ka cilësi. Megjithatë u duhet kohë për t’u përshtatur”, ka thënë Rushiti.