Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudi Garcia përshëndetet me humbje nga Lyoni

Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia, të dielën ka drejtuar për herë të fundit skuadrën franceze.

Lyoni të dielën mbrëma pësoi 3:2 në shtëpi nga Nice. Stinorin e mbylli në pozitën e katërt me 76 pikë, pozitë kjo që e dërgon në Ligën e Evropës. Humbi rastin për të garuar në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të zhgënjyer sonte. Ishte skenar makthi. Ishte ndeshja ime e fundit sonte dhe do të doja të dërgoja klubin në Ligën e Kampionëve. Aventura përfundon këtu”, tha Garcia mbrëmë pas ndeshjes.