Mikkel Hansen ka dy trofe të kampionatit botëror, nga një titull në Lojërat Olimpike dhe në Kampionat Evropian.
Ka shumë trofe MVP, si lojtari më i vlefshëm, dhe tetë herë u zgjodh në kipin e yjeve, “All-Star”, në ngjarje të mëdha. Por, gjithë këto suksese e kanë një arsye.
Si ia arriti një yll si Hanseni, një prej hendbollistëve më të mirë në histori, të vazhdojë ta mbajë formën e lartë? Pse është kaq i motivuar edhe pse ka fituar çdo garë ku ai mori pjesë me Danimarkën?
Cilat janë arsyet që e shtyjnë atë vazhdimisht të jetë në formën e njëjtë siç ka qenë në 251 ndeshje ndërkombëtare për shtetin skandinav?
Atëherë, përgjigjja është shumë e thjeshtë. Asgjë nuk është shumë e komplikuar, njësoj siç janë gjuajtjet e fuqishme të Hansenit që i lë kundërshtarët të shokuar, e portierët të kthyer prapa për ta nxjerrë topin nga rrjeta.
“Mendoj se kënaqësia e të luajturit hendboll më ka mbajtur në formë. Tani ne kemi edhe disa djem të rinj që po paraqiten në nivel shumë të lartë, shumë impresiv do të thosha, lojtarë të rinj që e kuptojnë lojën e hendbollit”, thotë Hansen.
Beku i majtë 35-vjeçar ka mahnitur të gjithë, vazhdimisht, qëkur debutoi në Kampionatin Botëror
në vitin 2009. Botërori 2023 në Poloni e Suedi është i teti rresht ku ai merr pjesë.
Ai ka qenë pjesë e ekipit “All-Star” dy herë, në Suedia 2011 dhe Egjipti 2021, ishte më i miri i garës tri herë, në vitin 2013, 2019 dhe 2021, dhe ishte golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror në vitin 2011 dhe 2019. Shifra të jashtëzakonshme për një lojtar siç është Mikkel Hansen, që është pjesë e një prej skuadrave që ka dominuar botën e hendbollit në mënyrë të shkëlqyer.
Me mbi 300 gola të shënuar në Kampionat Botëror, hendbollisti danez është po ashtu golashënuesi më i mirë i turneut. I vetmi në histori që e kaloi këtë shifër.
Por, tani Hansen mund të bëhet lo jtari i vetëm që e fiton këtë garë tri herë rresht, bashkë me lojtarët e tjerë të ekipit që kanë qenë në gjithë këtë rrugëtim.
Në Botërorin Polonia-Suedia 2023, Danimarka e theu rekordin për më së shumti ndeshje rresht pa
disfatë në Kampionat Botëror. Aktualisht ka 27 ndeshje, me 25 të fituara e dy barazime.
Hera e fundit kur Danimarka humbi një ndeshje ishte 1/8 e finales në Franca 2017. Që atëherë, superfuqia skandinave ka dominuar kundërshtarët dhe tani mund të bëhet ekipi i parë në histori që tri herë rresht e fiton Kampionatin Botëror.
“Kjo situatë në të cilën gjendemi është diçka që vetëm mund ta ëndërrosh si fëmijë. Vrapon në
oborr. Luan me babanë, nënën dhe familjarët e tjerë. Kjo është ajo për të cilën ëndërron”, thotë Hansen, ikona e hendbollit.
“Ëndërron për ta përfaqësuar shtetin në turne madhor. Tani ne duhet ta përjetojmë këtë. Do të jetë
eksperiencë e jashtëzakonshme. Për herë të tretë në finale dhe do të bëjmë gjithçka që ta fitojmë”.
Përderisa medalja e artë në këtë kampionat është ëndërr për Hansenin dhe Danimarkën, skuadra skandinave e ka hapur një tjetër kuti në Polonia-Suedia 2023, e që është kualifikimi për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Fituesi në Botërorin 2023 automatikisht kualifikohet për “Paris 2024”. Megjithatë, me Francën që ka kaluar në finale dhe e ka një vend në turneun me 12 skuadra si shtet nikoqir, finalisti tjetër automatikisht shkon në Lojërat Olimpike.
Finalja e Botërorit, Danimarka – Franca luhet të dielën mbrëma në Stokholm të Suedisë.
Për më shumë, Danimarka do ta ketë një tjetër mundësi të fitojë medalje të artë në Lojërat Olimpike, diçka që nuk e kishte arritur në
“Tokio 2020” pasi ishte mposhtur në finale nga Franca. Në finale këto dy shtete do të takohen edhe në Botërorin “Polonia-Suedia 2023”. Një rast ku Danimarka mund të revanshohet për humbjen e dhimbshme.
“Për momentin, synimi është të fitojmë këtu. Natyrisht është gjë e mirë që mposhtëm Spanjën në gjysmëfinale, por jemi të fokusuar në detyrën që e kemi para, e që është ta ngremë lartë trofeun dhe të fitojmë në finale”, ka shtuar Hansen.
35-vjeçari, i cili u kthye në Danimarkë verën e kaluar te skuadra Aalborg Handbol, do të jetë sërish
një prej armëve të forta të skuadrës skandinave, në suksesin eventual në ndeshjen e fundit të turneut.
Finalja e Kampionatit Botëror është vendi ku Hanseni lulëzon, ku vëmendja është e tëra mbi të. Finalja
e Botërorit “Polonia-Suedia 2023” do të jetë e pesta për të në karrierë. I ka humbur dy – në “Suedia 2011” dhe “Spanja 2013” – ndërsa i ka fituar dy të fundit, në “Danimarka-Gjermania 2019” dhe në “Egjipti 2021”.
Përveç asaj të vitit 2013 ku Danimarka ishte dominuar krejtësisht nga Spanja duke humbur me
gjashtë gola dallim, Hanseni ka shkëlqyer në finalet tjera. Ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me
10 gola në vitin 2011 dhe me shtatë gola në finalet e vitit 2019 dhe 2021.
“Është me të vërtetë një grup i mirë brenda dhe jashtë palestrës. Të gjithë janë të lumtur dhe po e bëjnë më të mirën. Është intensive të jesh larg për një muaj, duke luajtur ndeshje çdo dy ditë, por për këtë arsye jemi këtu, për të fituar”, tha Hansen.