Britma e Johnny Weismuller e regjistruar për filmin e vitit 1932 "Tarzani, njeriu majmun", ishte përdorur sërish në 12 hite të tjera botërore deri në vitin 1947, duke u paraqitur edhe në dekadat në vijim në versione të filmave të animuar të Tarzanit. Shkurt, ishte një nga britmat më të famshme të shekullit të 20-të.
Në vitin 1974, në përvjetorin e 50-të të produksionit MGM, që ishte edhe përvjetori i 50-të i tri medaljeve të tij të para të arta olimpike, Weissmuller tha: "Unë bëra një testim në audicion për rolin. Më telefonuan një javë më vonë dhe më thanë: 'E ke fituar rolin e Tarzanit'. Shkova në zyrë dhe më pyetën: 'Si është emri yt?' Unë u thashë: 'Johnny Weissmuller'. Producenti më tha: 'Duhet ta ndryshojmë këtë emër'. Por unë i thashë: 'Jo, nuk do të ndryshoni emrin tim'. Më pas një person që ishte ulur afër producentit e pyeti: 'A e di se kush është ai? Ai ka të gjitha rekordet e botës në not'. E më pas producenti tha: 'është mrekullueshëm; le të mbajë emrin dhe lë të bëjmë disa foto noti!'". Kjo është pikërisht ajo që ndodhi kur Weissmuller bëri debutimin në ekranin e madh, duke luajtur rolin e Tarzanit, shkruan Koha Ditore.
Finalja epike në Paris
Legjenda e Johnny Weissmullerit nisi në pishinën e notit Tourelles në Paris në korrik të vitit 1924, para se të bëhej aktor në kohën kur ishte notar i skuadrës olimpike të SHBA-së. Një gjerman i lindur më 2 korrik të vitit 1904 në Freidorf të Perandorisë Austro-Hungareze - sot pjesë e Timisoaras në Rumani - Weissmuller ishte shpërngulur me prindërit e tij në SHBA në vitin 1905 kur ishte ende foshnjë.
Në moshën nëntëvjeçare, ai u sëmurë me polio dhe mjekët i thanë që të merrej me not si mënyrë për të luftuar sëmundjen. Si tinejxher në Chicago, ku jetoi, ai u zbulua nga trajneri i Illinois Athletic Club (AIC), Bill Bachrach dhe në moshën 18-vjeçare, Weissuller u bë personi i parë që notoi 100 metra krol për fundi një minute. Ndodhi më 19 korrik 1922, kur vendosi rekord bote me kohë 58.6 sekonda. Ai e theu rekordin e tij të botës më 17 shkurt të vitit 1924, duke regjistruar kohë 57.4 sekonda. Më 6 mars të vitit 1923, ai u bë personi i parë që notoi 400 metra krol për fundi pesë minutave, duke notuar për 4:57 minuta... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)