Talenti kosovar, Edon Zhegrova rrëfen detaje nga karriera e tij, prej Flamurtarit deri te Genku në Belgjikë.
Ekipi i KTV-së ka qenë në vizitë te futbollisti prishtinas në Genk.
Me Genkun, talenti kosovar shumë shpejt ka kremtuar golin e parë ndërkaq mëton që në sezonin e parë të fitojë trofe. Genku është në finale të Kupës së Belgjikës dhe triumfi në Kupë, që do të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, është objektivi kryesor i skuadrës.
Edon Zhegrova zbulon ëndrrën e tij të madhe, idhullin e tij dhe ndeshjen që nuk do ta harrojë kurrë. Sulmuesi tregon edhe situatën sa i përket vendimit se për cilën kombëtare do të luajë.