Amir Rrahmani ka shënuar gol për Napolin që është duke fituar 1:0 ndaj Veronas, në ndeshjen e fundit të edicionit aktual në Serie A.
Rrahmani e shënoi golin në minutën e 61-të, ndërsa është duke luajtur që nga fillimi i ndeshjes.
Rrahmani ka luajtur te Verona para se t’i bashkohej Napolit. Titullar te Napoli është edhe Elseid Hysaj.