Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani: Rezultati i rëndësishëm, jemi të kënaqur

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me barazimin e Kosovës ndaj Zvicrës.

Kosova e Zvicra ndanë pikët në Grupin I kualifikues për Euro 2024. Ndeshja u mbyll 2:2.

“Është rezultat i rëndësishëm. Normalisht jemi të kënaqur për atë që ka dhënë skuadra. Nuk është keq. Kemi frymë të re. Po mundohemi të jemi sa më kompaktë”, ka thënë ai pas ndeshjes.