Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani mposht Kastratin në Ligën e Evropës

Amir Rrahmani te Napoli dhe Lirim Kastrati te Legia e Varshavës ishin titullar në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Por të enjten mbrëma, fitues i ndeshjes ishte qendërmbrojtësi Rrahmani. Napoli fitoi me rezultatin 4:1 në udhëtim te polakët e Legias dhe tani e kryeson grupin C në Ligën e Evropës.

Rrahmani e kompletoi një tjetër ndeshje për italianët, derisa sulmuesi i krahut Kastrati, u zëvendësua në minutën e 67-të nga Ernset Muçi. Te polakët në stol ishte edhe Jurgen Çelhaka.

Vendësit shënuan të parët në minutën e 10-të nëpërmjet Mahir Emreli për 1:0.

Napoli shifrat i barazoi në pjesën e dytë nëpërmjet Piotr Zielinskit nga penalltia.

Zëvendësuesi Dries Mertens ishte shënuesi tjetër nga 11-të metërshi për Napolin, për ta kaluar skuadrën e vet në epërsi prej një goli.

Hirving Lozano në minutën e 79-të më pas dhe Adam Ounas në minutën e fundit të ndeshjes, vulosën rezultatin final 4:1.

Napoli ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Legia ka gjashtë pikë.

Artikuj të ngjashëm