Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është zgjedhur lojtari i muajit shkurt te skuadra e Napolit. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian të premten.
Rrahmani është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Luciano Spalleti dhe njëri ndër lojtarët kryesorë këtë edicion.
28-vjeçari ka bërë 27 paraqitje këtë sezon në Serie A duke shënuar edhe tre gola.
Ai do t’i mungojë Napolit në ndeshjen e radhës kundër Atalantas për shkak të kartonëve.
Artikuj të ngjashëm