Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani këtë javë kompleton kalimin te Verona

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani edicionin e ri pritet të luajë në kampionatin italin, Serie A.

Rrahmani këtë javë do të udhëtojë drejt Veronas për t’i kryer testet mjekësore te Hellas Verona, kanë raportuar mediumet italiane.

Raportohet se Rrahmani nga Dinamo Zagreb do të transferohet për 2.1 milionë euro në skuadrën nga Verona, që garon në Serie A, transmeton Koha.net.

Për mbrojtësin shtatlartë ishte në garë edhe skuadra belge, Standard Liege.