Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte titullar edhe në një tjetër duel me skuadrën e Napolit.
Qendërmbrojtësi e kompletoi ndeshjen e xhiros së 10-të në Serie A të Italisë. Napoli të enjten në mbrëmje fitoi ndaj Bolognas me rezultatin 3:0 dhe mbetet në krye të tabelës me 28 pikë aq sa ka edhe Milani, por e ka goldallimin më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFabian Ruiz realizoi i pari në ndeshje në minutën e 18-të me një gjuajtje të saktë e të fuqishme nga distanca.
Katër minuta para pushimit, Lorenzo Insigne shënoi nga penalltia. I njëjti futbollist realizoi nga 11-të metra sërish në pjesën e dytë, në minutën e 62-të.
Para Insignes, lojtari i fundit i Napolit që shënoi dy penallti brenda një ndeshjeje në Serie A ishte Dries Mertens, në shtator të vitit 2017 kundër Beneventos.
Napoli në krye të tabelës është falë mbrojtjes së shkëlqyer. Në 10-të ndeshje ka pranuar vetëm tri gola. Kontribut ka dhënë edhe Rrahmani, që ka edhe dy gola të shënuar në Serie A.