Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Malagas, në një ndeshje ku vendimtar u tregua futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
“Los Blancos” fituan përballjen me rezultat prej 3 me 2, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi Benzema në minutën e 9, por mysafirët u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat në minutën e 18 përmes Rolanit.
Por, pas tre minutave Reali riktheu epërsinë përmes Casemiros, i cili shënoi pas asistimit të Kroosit.
Në pjesën e dytë Malaga arriti që edhe njëherë të barazojë shifrat përmes Castros.
Megjithatë, për pikët e plota të Realit u përkujdes Ronaldo duke shënuar në minutën e 76.
Reali vazhdon të mbajë vendin e tretë, tani me 27 pikë, përderisa Malaga në zonën e rrezikshme ka 7 pikë.