Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon golin e 879-të

Cristiano Ronaldo ka realizuar tjetër gol në një tjetër fitore të skuadrës së tij Al Nassr.

Portugezi të premten mbrëma e shënoi nga penalltia golin e 879-të në karrierë.

Me golin e Ronaldos, Al Nassr fitoi në udhëtim tek Al Ahli me rezultatin 1:0.

Ronaldo nga penalltia shënoi në minutën e 68-të, ndërsa ka regjistruar shënimin e 50-të me fanellën e skuadrës nga elita e futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldos iu anulua edhe një gol në minutën e 42-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Al Nassr ka 56 pikë në vendin e dytë.

Edhe Ronaldo shënon gol në fitoren e Al-Nassrit Futboll 8 muaj më parë Ronaldo shënon gol në fitoren e Al-Nassrit

Al Ahli mbetet me 47 pikë në vendin e tretë.