Cristiano Ronaldo e ka komentuar fitoren e Portugalisë 3:2 ndaj Ganës si dhe golin historik të tij.
Ronaldo të enjten u bë lojtari i parë që shënon në pesë Kupa të Botës.
“Moment i shkëlqyer në të pestën Kupë të Botës. Ne fituam, dhe e nisëm mbarë turneun. E dinim se ndeshja e parë është vendimtare dhe jam i lumtur për rekordin”, ka thënë Ronaldo, shkruan mediumi kroat “index.hr”. “Dua ta ndihmoj ekipin, kjo ka rëndësi më së shumti”, shtoi Ronaldo, i cili u përgëzua edhe nga përzgjedhësi Fernando Santos.
“Njerëzit do të flasin për të arriturën e tij edhe pas 50 vjetësh. Ai është një fenomen, një legjendë”, ka thënë Santos.
“Kemi pranuar gola të lehtë dhe nuk duhet të ndodh kështu në ndeshjet tjera. Por ne ishim të vendosur. Gana nuk arriti të shkaktojë probleme për ne. Në pjesën e parë nuk patën asnjë gjuajtje në portë”, shtoi Santosi.