Ylli i Real Madridit ka mohuar akuzat se ka paguar 300 mijë funte për të heshtur rastin e dhunimit të një femre.
Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka raportuar se ish-ylli i Manchester Unitedit ishte i përfshirë në një rast dhunimi në vitin 2009, por në vit më vonë ai kishte paguar gruan që e akuzonte Ronaldon për dhunim.
Në një komunikatë të lëshuar nga agjenti i tij, Ronaldo i ka quajtur “shpifje të gazetarëve” dhe akuzat i ka përshkruar si të pabaza dhe të shpifura.
Akuzat kanë ardhur prej një letre të shkruar nga një femër, e cila në atë kohë ishte në të 20-at, por Ronaldo ka mohuar ta ketë parë ndonjëherë.
Artikuj të ngjashëm