Ylli portugez i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka insistuar përballë gjykatës spanjolle se nuk ka kryer asnjë evazion fiskal për shumën 14.7 milionë eurosh që akuzohet në Spanjë.
Për këtë gjë, ai i ka kujtuar edhe një herë gjykatëses se ka luajtur për shumë vite në Angli dhe kurrë nuk ka pasur probleme me taksat, duke nënkuptuar një dëshirë për t'u rikthyer në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë jam me 6 klasë shkollë. Di vetëm të luaj futboll. Për llogaritë e mija paguaj njerëz profesionistë që të merren", ka theksuar Ronaldo përpara gjyqtares Monika Gomez Ferrer.
“E përsëris, unë i kam paguar taksat, nëse nuk kam paguar mjaftueshëm do t'i paguaj sërish", mbylli Ronaldo deklaratën e tij përpara trupit gjykues.