Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo, afër një rekordi tjetër botëror

Cristiano Ronaldo do të vendoste rekord botëror me 197 paraqitje për Portugalinë, nëse do të luajë kundër Lihtenshtajnit të enjten nga ora 20:45. Kjo ndeshje i takon Grupit J kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm dhe do të luhet në Lisbonë.

Ronaldo me 196 paraqitje për shtetin e tij e mban rekordin me më së shumti paraqitje në nivel përfaqësuesesh në Evropë.

Ai e theu rekordin e Sergio Ramosit të Spanjës që kishte 180 paraqitje. Paraqitja e fundit e Ronaldos ishte kundër Marokut në çerekfinale të Botërorit. E barazoi rekordin botëror që e mbante Bader Al-Mutawa me 196 ndeshje të luajtura për Kuvajtin. 38-vjeçari portugez mund ta vendos rekordin e vet të enjten.