Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma vazhdon t’i besojë trajnerit Di Francesco

Raportohet se Eusebio Di Francesco do të vazhdojë të mbetet në krye të Romës, përkundër humbjes së thellë nga Fiorentina.

Sky Sport Italia raporton se ai do ta udhëheqë Romën në derbin e së dielës ndaj Milanit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roma mbrëmë pësoi humbje prej 7 me 1 nga Fiorentina në Kupën e Italisë, derisa nuk ka treguar formë të mirë sa në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se zëvendësues potencial të tij janë Paulo Sousa, ose Antonio Conte, me këtë të fundit që dje ka konfirmuar se nuk ka arritur ende asnjë ofertë nga ndonjë klub italian në drejtim të tij.