Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma nuk gabon, e eliminon Ajaxin

Skuadra e vetme italiane në garat evropiane, Roma, e ka eliminuar gjigantin holandez, Ajaxin, në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Roma fitoi në takimin e parë 2:1, ndërsa takimi kthyese në “Stadio Olimpico” të Romës përfundoi baras, 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të parët që kaluan në epërsi ishin holandezët në minutën e 49-të nëpërmjet Brian Brobbey.

Megjithatë, italianët nuk lejuan befasi, ndërsa shifrat i barazuan në minutën e 72-të nëpërmjet sulmuesit më të rrezikshëm, Edin Xheko. Qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, nuk luajti as në këtë ndeshje shkaku i lëndimit në gju.

Roma në gjysmëfinale të Ligës së Evropës më 29 prill, do të luajë kundër Manchester Unitedit.