Klubi italian Roma ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e Superligës së Evropës. Ekipi italian është përfolur se mund të jetë një nga skuadrat që do t’i bashkohet ekipeve të tjera në këtë garë. Por një gjë të tillë e kanë mohuar drejtuesit e klubit italian me anë të një komunikate për media.
“Skuadra e Romës qëndron fuqishëm kundër këtij projekti. Disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë dhe ne mbesim të vendosur të vazhdojmë kështu”, thuhet në njoftimi ne klubit kryeqytetas.
Artikuj të ngjashëm