Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mposht Torinon

Roma ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të xhiros së 28 në Serie A përballë Torinos.

Klubi nga kryeqyteti italian shënoi fitore prej 3 me 0, raporton Koha.net.

Manolas shënoi golin e parë kur po zhvillohej minuta e 56 pas asistimit nga Florenzi. Kurse golin e dytë e shënoi kapiteni i Romës, Daniele De Rossi në minutën e 73 nga asistimit i Radja Nainggolanit.

Golin e fundit e shënoi Pellegrini në minutën e 90+3.

Roma me këtë fitore arrin në kuotën e 56 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse Torino në vendin e nëntë ka 36 pikë.