Roma ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Clujit në xhiron e tretë të Ligës së Evropës.
Klubi italian shënoi fitore prej 5 me 0, transmeton KOHA.
Mkhitaryan, Ibanez e Pedro shënuan nga një gol, derisa dy herë në këtë takim shënoi Mayoral.
Roma është lider në Grupin A me shtatë pikë, e ndjekur nga Cluj që ka katër pikë, derisa nga një pikë kanë Young Boysi e CSKA Sofia.