Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton ndaj Torinos

Roma ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Torinoës, në një ndeshje ku u shënuan pesë gola.

Vendasit arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 3 me 2, transmeton Koha.net.

Pjesën e parë Roma e mbylli me epërsi prej dy golash, të cilat i shënuan Zaniolo e Kolarov.

Por, në pjesën e dytë mysafirët u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat përmes Rinconit dhe Ansaldit.

Megjithatë, goli nga El Shaarawy në minutën e 73 pas asistimit të Pellegrinit ia siguroi pikët e plota klubit nga kryeqyteti italian.

Në vendin e katërt Roma tani ka 33 pikë. Derisa Torino me gjashtë pikë më pak zë vendin e nëntë në tabelë.

Artikuj të ngjashëm